“Ky qytet ka marrë fund! Si do ta ndryshosh?”/ Debat mes Sulos dhe Braçes, deputeti i PS: Më voto dhe…

02/04/2026 21:55

Deputeti i PS-së, Erion Braçe dhe gazetari Arion Sulo u përfshinë në një debat në lidhje me Tiranën, mënyrën e jetesës dhe strategjinë e socialistit nëse do të marrë detyrën e kryebashkiakut.

Diskutimi u tensionua më tej kur gazetari e pyeti disa herë “si do ta ndryshosh qytetin?”, ndërsa deputeti socialist kërkoi të mos ndërpritej dhe theksoi se nuk ka bërë kurrë politikë pa përmbajtje gjatë karrierës së tij.

Pjesë nga debati:

Sulo: Rama të bënë njëherë ministër, pastaj socialist

Dudushi: Nju Jork po bën një shekull që nuk fle.

Braçe: Nuk është çështje gjumi, parkimi, por çështje mirëqenie.

Sulo:  Ky qytet ka marrë fund…

Braçe: Nuk është standardi mënyra se si ti blen.

Sulo: Si do ta ndryshosh?

Braçe: Të lutem! Duke qeverisur qytetin.

Sulo: Sa deputetë ke dhe kë ke?

Braçe: Është e pamundur kështu nuk flasim dot. Mos më ndërpre mo burrë!

Sulo: Si do ta ndryshosh?

Braçe: Më voto Arion dhe e shohim.

Sulo: Si do ta bësh betejën politike?

Braçe: Betejë politike pa përmbajtje në 30 vite unë skam bërë ndonjëherë.

Top Channel