Kurti: Të shmangim zgjedhjet/ Kryeministri kritikon Osmanin: Dekreti i presidentes është politikisht i gabuar

02/04/2026 20:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar shmangien e zgjedhjeve që i kanosen vendit në rast se nuk zgjedhjet presidenti i ri i vendit deri më 28 prill.

Kurti para deputetëve tha se dekreti i Vjosa Osmanit ishte anti-kushtetues.

Shefi i qeverisë së Kosovës tha se përpjekjet për të ndërprerë funksionimin e kuvendit është politikisht e gabuar.

Albin Kurti shtoi se qytetarët kanë votuar mjaftueshëm dhe nuk është koha e bllokadave.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 25 mars nxori vendim mbi çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, pas dështimit më pesë mars.

Deputetët e kuvendit të Kosovës kanë kohë të përmbyllin këtë proces më 28 prill, ndryshe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme më së largu më 7 qershor.

Top Channel