Media braziliane është e sigurt: Ancelotti lë Neymar jashtë Botërorit, por përse ka të bejë edhe motra e lojtarit…
Disfata e Italisë ndaj Bosnjes që e la skuadrën e Të Kaltërvë jashtë botërorit shkaktoi shpërthimin e Federico Mangiamelit, sulmuesit 21 vjeçar që ka luajtur me skuadrat Primavera të Milanit, Bolognas dhe Torinos dhe tani është në Serie D me Club Milano.
‘Nga njëra anë gërryej përbrenda, por nga ana tjetër jam i lumtur, vetëm ai që ka jetuar atë botë e di sa gjëra të shëmtuara qëndrojnë pas; agjentë që sjellin lojtarë në Serie C me një zarf me 50 mijë euro brenda, Serie A dhe ekipet Primavera janë bërë vetëm për lojtarë të huuaj që marrin paga mujore të çmendura apo trajnerë që nuk mund të vendosnin se cilët të hedhin në fushë-thekson në një postim të tij në rrjetet sociale Mangiameli që e vijon më tej sulmin e ashpër të tij

‘Më ka ndodhur të shoh gjëra të padenja për para, shokë skuadre që janë trajtuar shumë keq nga drejtuesit, pa respekt-vijon 21 vjeçari-ky është sistemi i futbollit italian, një sistem toksik që jam shumë i lumtur që e kam lënë prej pak kohësh. Ndryshe nga sportet e tjerë, futbolli është shndërruar në një sport për të mos u marrë shembull, njerëz që hidhen vazhdimisht në tokë, që janë të rekomanduar, njerëz injorantë, të paedukatë dhe që për një grusht parash do të bënin gjithçka dhe pastaj ky është rezultati’

Top Channel