I gjithë ambienti futbollistik në Itali po zjen për shkak të moskualifikimit në Botërorin e futbollit dhe i akuzuari kryesor i kësaj situate është pikërisht presidenti i Federatës Italiane të Fubollit, Gabriele Gravina.

Ai që i del në mbrojtje kreut të qeverisë së futbollit në vendin e Apenineve është pikërisht presidenti i UEFA, Alexander Ceferin i cili ngarkoi politikanët me faj

‘Kur isha president i Federatës Sllovene të Futbollit i thoja gjithnjë trajnerit: nëse fitoni, ti dhe lojtarët do të jeni heronj, nëse humbisni, faji do të bjerë mbi ne të dy-tha Ceferin-nuk është përgjegjësia e Gabrieles në mënyrë absolute dhe nuk do ia lejoja vetës të sulmoja as futbollistin dhe as trajnerin. Ndoshta janë politikanët që duhet të pyesin veten se përse Italia kë një ndër infrastrukturat më të këqija futbollistike të Evropës…’

Slloveni e shtoi dozën e kritikave kur u fol për kërkesën e bërë për dorëheqjen e Gravinës nga posti i tij.

‘Më zemëron dhe më trishton fakti që ka persona që presin në fshehtësi që diçka të shkojë keq për të dalë në skenë dhe të nisin kritikat-shtoi Ceferin-ata nuk mbështesin Italinë, mbështesin veten e tyre. Më thoni cili futbollist italian nuk u grumbullua në skuadër, kur duhej të ishte në skuadër? Ky është futbolli, edhe me futbollistët më të mirë në fushë, në një ndeshje të gjithë mund të humbasin. Por humbja më e madhe është për Federatën Italiane. Nuk do të jetë e lehtë të gjendet një zotëro që e do kaq shumë futbollin dhe Italinë. Por nuk jam kaq naiv sa të besoj se personat egocentrikë, që prisnin që diçka të shkonte keq, të mendojnë. Atyre nuk iu intereson’

Top Channel