‘Gjithnjë krenar që luaj për Gjermaninë’/Brajan Gruda largon kombëtaren shqiptare

02/04/2026 19:47

Brajan Gruda i largohet për momentin kombëtares shqiptare. Sulmuesi është pjesë e skuadës U21 të Gjermanisë dhe duket se është i vendosur që të vazhdojë të luajë për ngjyrat e flamurit gjerman dhe herën e fundit që u pa në fushë me fanelën e Die Mannschaft të 21 vjeçarëve ishte në muajin mars në sfidën ndaj Irlandës së Veriut

Në llogarinë e tij në Instagram, Gruda postoi disa foto pikërisht nga kjo ndeshje të shoqëruar me përshkrimin ku shfaqte krenarinë e tij.

‘Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë, një pengesë e vogël, por i kënaqur me rezultatet. Kthehemi së shpejti-shkruante Gruda në postimin e tij.

Brajan Gruda në këtë sezon aktivizohet në Bundesligën gjermane me Leipzig ku është dhënë nga Brightoni në formë huazimi.

Top Channel