Në Formula 1 edhe detajet më të vogla mund të ndryshojnë gjithçka. Është ky rasti i menaxhimit të njësisë së fuqisë së motorit në kualifikuese ku Mercedes dhe Red Bull kanë gjetur një mënyrë për të shfrytëzuar në maksimum komponentin elektrik, një zgjidhje legale po që ngre pikëpyetje teknike dhe për rregulloren

Kufiri i çuar në ekstrem

Në qendër të kësaj çështjeje është menaxhimi i MGU-K, sistemin që rikuperon dhe rilëshon energjinë elektrikë. Në kushte normale pasi ka dhënë  fuqinë maksimale, sistemi redukton në mënyrë progresive kilovatët e disponueshëm. Por disa njësi fuqie të motorit e ngadalësojnë këtë reduktim duke mbajtur shtytjen maksimale më gjatë përpara një ndërprerje drastike. Dhe këtu lind avantazhi. Në provat kualifikuese sidomos në pjesën e drejtë të pistës, ato pak çaste fuqie ekstra mund të përkthehen në metra të fituara dhe një kohë xhirojë më të mirë.

Ferrari mes dyshimeve dhe strategjisë

Përballë këtij skenari, Ferrari nuk ndenji duarkryq. Sipas ‘The Race’, Kokëkuqja italiane e drejtuar nga Frederic Vasseur, i ka kërkuar qartësime Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, jo aq për të bllokuar kundërshtarët, sa për të kuptuar  nëse ky interpretim i rregullores është e destinuar të zgjasë. Sa vlen vërtet ky ‘truk’? Jo mjaftueshëm sa për të revolucionuar kualifikueset, por mjaftueshëm për të bërë diferencën kur distancat maten me të mijtat e sekondës. Dhe është pikërisht në këto detaje që bëhet loja, edhe një herë, linja e hollë mes zgjuarisë teknke dhe rregullores

Top Channel