Janë zhvilluar edhe ndeshjet e playoffit dhe tashmë është plotësuar kuadri i 48 skuadrave që do të përballen mes tyre në kampionatin botëror dhe tani nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim që kompeticioni madhor të ngrejë siparin e tij në 11 qershor me sfidën mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut në Azteca.

Deri në atë moment ekspertë dhe jo ekspertë do të nisin të bëjnë parashikimet për skuadrën që mund të triumfojë në 19 korrrik. Nuk mund të mungonte në këtë pikë superkompjuteri i Opta sipas të cilit favoritja kryesore për të fituar është Spanja me 15.83% shanse për triumfin final

Menjëherë pas La Roja është Franca e Kylian Mbappe me 12.77% shanse dhe këtu kujtojmë që transalpinët kanë fituar në Rusi 2018, ndërsa në Katar 2022 humbën në finale ndaj Argjentinës. Skuadra kampione në fuqi e botës është e katërta, pas Anglisë në vendin e tretë, të dyja me më shumë se 10% probabilitet për të fituar

Pas këtyre skuadrave janë skuadra të tjera si Portugalia, Brazili, Gjermania apo Holanda, 4 skuadra që gjithnjë janë të rrezikshme dhe në turne të tillë si Botërori askush nuk dëshiron të përballet me to.

Superkompjuteri për më tepër ka parashikuar edhe fitueset e grupeve: Meksika, Zvicra, Brazili, SHBA, Gjermania, Holanda, Bélgjika, Spanja, Franca, Argjentina, Portugalia dhe Anglia.

Top Channel