Teherani paralajmëron SHBA-në: Shtatë milionë iranianë po ju presin, të gatshëm dhe të armatosur Ushtria e Iranit iu përgjigj fjalimit të Donald Trumpit drejtuar kombit amerikane me kërcënime për akoma edhe më shumë shkatërrime dhe me lëvdata për fuqinë e saj.
Deklaratat e Trumpit se konflikti është “pranë përfundimit” dhe paralajmërikmeve se Irani do të kthehet në “ epokën e gurit”, Teheran i priti sfidues.
“Lufta nuk do të mbyllet, lufta do të vazhdojë derisa SHBA dhe Izraeli të përballen me poshtërim, turp, keqardhje të përhershme dhe dorëzim përfundimtar. Pas goditjeve të fuqishme dhe të paimagjinueshme që keni marrë tashmë, prisni veprime edhe më dërrmuese nga ana jonë, dhe në një shkallë akoma më të gjerë”, u shpreh një zëdhënës.
Irani gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e Trumpit se ushtria e tij është dobësuar rëndë, duke insistuar se SHBA nuk di “asgjë për aftësitë tona të gjera dhe strategjike”.
“Ato objekte që ju mendoni se i keni shënjestruar, janë të parëndësishme. Prodhimi ynë strategjik ushtarak zhvillohet në vende për të cilat ju nuk keni aspak dijeni, dhe nuk do të jeni kurrë në gjendje t’i gjeni kurrë”, shtoi ai.
Garda Revolucionare Islamike, që është e shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, njoftoi më herët se do të shënjestronte kompanitë amerikane në Lindjen e Mesme duke nisur nga 1 prilli në përgjigje të sulmeve të fundit.
Top Channel