Dita Botërore e Autizmit, shtohen rastet në qendrën e Fëmijëve me Aftësi ndryshe “Horizont” në Fier

02/04/2026 12:31

Në Ditën Botërore të Autizmit, në mbarë botën shqetësim madhor mbetet rritja e rasteve të fëmijëve të diagnostifikuar me çrregullime të spektrit autik.

Edhe në qendrën e Fëmijëve me Aftësi ndryshe “Horizont” në Fier nga viti në vit rastet shtohen.

Sipas drejtorit të kësaj qendre Enri Lulaj, aktualisht numri i fëmijëve autikë që trajtohen është 35, ku nga 12 raste të reja, 5 janë me spektrin autik.

Prej 2 vitesh në qendrën “Horizont” është ulur në 3 vjeç mosha e trajtimit e fëmijëve me aftësi ndryshe çka ka ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e problematikave të tyre.

Gjithashtu nismën e fundit të qeverisë për njohjen si vite pune të kujdestarëve te personave me aftësi të kufizuar, Lulaj e cilëson si tepër pozitive pasi prindërit e kanë të pamundur të punojnë të detyruar tu shërbejnë atyre.

Ndërkohë përpos mezazhit për prindërit, apeli i kreut të kësaj qëndre është edhe për gjithë shoqërinë e cila për fat të keq ndaj kategorisë së fëmijëve me aftësi ndryshe është bullizuese. Ai ka bërë thirrje për pranim dhe mbështetje të mund të japin më të mirën e tyre.

Top Channel