Ashtu siç e do tradita për çdo vit, e përditshmja L’Equipe zbuloi pagat e futbollistëve të 5 ligave më të rëndësishme evropiane.

Në Francë, Paris Saint Germain merr të gjithë protagonizmin me Ousmane Dembele që është futbollisti me pagën më të lartë, 1.5 milionë euro bruto në muaj, ndërkohë që podiumin e plotësojën Marquinhios me 1.120 000 euro dhe Achraf Hakimi me 1.1 milionë euro në muaj. Mesarja e pagës mujore për skuadrën pariziene për këtë vit është rritur me 3000 euro në krahasim me vitin e kaluar, nga 647 mijë euro në 650 mijë euro në muaj

Duke marrë në total të 5 Ligat e mëdha, rezulton se Kylian Mbappe është futbollisti me pagën më të lartë në Evropë. Sulmuesi i Realit të Madridit përfiton 2.67 milionë euro bruto në muaj, ashtu sikurse edhe Vinicius dhe pas tyre vijnë Alaba, Lewandowski, Bellingham dhe Oblak.

Në Angli, futbollisti më i paguar është Haaland me një pagë bruto 2.63 milionë euro në muaj, në vendin e dytë është Mohamed Salah me 2 milionë, ndërsa pas egjiptianit vijnë Casemiro dhe Van Dijk me nga 1.75 milionë euro secili.

Në Gjermani, Kane dhe Musiala kryesojnë me nga 2.1 milionë euro në muaj secili të ndjekur nga Neuer me 1.75 milioën, Kimmich dhe Upamecano. Nga Gjermania shkojmë në Itali ku futbollisti me pagën më të lartë është Dusan Vlahovic që përfiton 1.85 milionë euro bruto në muaj. Sulmuesi i Juventusit ndiqet nga Lautaro Martinez (1.390.000), Dybala (1.080.000), Barella (1.000.000) dhe Çalhanoğlu, Jonathan David e Kevin De Bruyne (930.000).

Po kështu, L’Equipe publikoi edhe pagat e trajnerëve të ligave më të mira të Evropës. Në Francë, Luis Enrique përfiton 1 milion euro në muaj, edhe pse me rinovimin e kontratës pritet të përfitojë 20 milionë euro në vit. Në Spanjë, Simeone përfiton 2.17 milionë euro në muaj i ndjekur nga Hansi Flick (910.000) dhe Álvaro Arbeloa (500.000). 

Në Angli, kryeson Pep Guardiola me një pagë prej 1.92 milionë euro në muaj i ndjekur nga Arteta (1.250.000) dhe Emery (770.000).  Në Itali, është Antonio Conte që është më i paguari me 1.3 milionë euro në muaj duke lënë pas Allegrin dhe Gasperinin (800.000).  Në Gjermani, Kompany është ne krye me pagë 1 milion euro bruto, i shkëputur ndjeshëm nga Kovac i Borussia Dortmund në vendin e dytë që ka një pagë 330 mijë euro në muaj

Top Channel