Kush dëshiron të blejë biletë për finalen e Botërorit të këtij viti duhet të matet mirë sepse cmimi maksimal do të jetë rreth 11 mijë USD, më konkretisht 10 990 Dollarë. FIFA ka rritur cmimin e biletave teksa nxori në shitje kuotën e re të tyre këtë të mërkurë.

Lajmi vjen 48 orë pasi u plotësua i gjithë kuadri i skuadrave pjesëmarrëse të Botërorit te kësaj vere. Ky çmim bëhet akoma më absurd kur mendon se në Botërorin 2022, bileta më e shtrenjtë e finales ishte rreth 1600 USD.

Por jo vetëm kaq, çmimi i ri është shumë më i lartë edhe në krahasim me valët e kaluara të shitjeve ku bileta më e shtrenjtë ishte 8680 dollarë. Po kështu, çmimet janë rritur edhe për biletat më ekonomike të finales. Biletat e Kategorisë 2 tani kushtohjnë 7380 dollarë nga 5575 USD që ishte në dhjetor, ndërsa për Kategorinë 3, cmimi është 5785 USD nga 4185 dollarë

FIFA po përdor modelin shumë të kritikuar të çmimeve dinamike, sipas të cilit çmimet e biletave mund të ulen ose rriten në varësi të kërkesës. FIFA thekson se përfitimet nga turneu do të ndihmojnë futbollin bazë në të gjithë botën. Biletat për finalen dhe 17 ndeshjeve të fazës së grupeve dolën në shitje të mërkurën, ndërkohë që do të dalin edhe bileta shtesë deri në fund të turneut

Botërori i Futbollit që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, do të nisë në 11 qershor dhe do të mbyllet në 19 korrik me finalen e madhe që do të luhet në New Jersey

Top Channel