Bierhoff është i drejtpërdrejtë: Italia ka mbetur në vitet ’90. Ja si rilindi Gjermania ime

02/04/2026 15:10

Eliminimi i Italisë në finalen e playoffit të Botërorit, nxori edhe njëherë në pah problemet e mëdha që ka futbolli i këtij vendi, gjë për të cilën foli edhe Drejtori Teknik i kombëtares fgjermane Oliver Bierhoff në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport teksa u tregua i drejpërdrejtë në analizën e tij për Të Kaltrit

Mirëdita Bierhoff, çfarë do të thotë për Italinë ky zhgënjim i radhës?

‘Nuk mund ta besoj që Italia edhe këtë radhë është jashtë Botërorit, por nëse kjo ndodh për herë të tretë radhazi, nuk është një rastësi. E shoh në 2 mënyra; ndeshje që shkoi keq për kartonin e kuq që e ndryshoi atë, Bosnja mori kurajo dhe u hodh përpara; e dyta, Italia nuk ka më kualitetet e dikurshme, nëse ke një skuadër të mirë nuk mund të eliminohesh kështu. Por edhe në këto kushte pritet që një skuadër e tillë gjithsesi të kualifikohet; për mua është një zhgënjim i madh’.

Çfarë mungon?

‘Italia prej kohësh ka probleme. Suksesi në Evropian ia maskoi pak, por ishte fitorja e një grupo që ishte sistemuar në mënyrën e duhur, jo e kualiteteve individuale. Nëse në skuadrën kombëtare ka lojtarë që kërkohen nga klubet e mëdha evropiane sic ndodh me spanjollët apo portugezër, është shenjë që kombëtarja është e fortë. Por në Itali, me të gjithë respektin, nuk janë këto kërkesa dhe çdo trajner ka probleme’

Gattuso ka faj?

‘Më vjen keq për të. Duhej të krijonte një grup të bashkuar, për ashtu si e shoh unë, skuadra lufton, vendos zemrën sic bënte ai kur ishte futbollist, por kjo nuk mjafton; kualitetet bëjnë diferencën’

Shumë të rinj në ekipet e moshave premtojnë, por nuk arrijnë kurrë kombëtaren e madhe; pse?

‘E studiuam edhe ne në Gjermani këtë aspekt. Ndoshta mungon pak mentaliteti dhe ambicia,  dëshira për të fituar gjithçka edhe jashtë’

Pas çdo dështimi diskutimet janë të njëjtat, por nuk bëhen ndryshime. Kështu do të ndodhë edhe këtë radhë?

‘Ajo që më shqetëson është se Italia ka qenë gjithnjë e famshme për trajnerët e saj, lojtarët e mi, por duket se ka humbur ritmin e lartë që duhet në futboll. Ka mbetur në vitet ’90. Futbolli ka ndryshuar, po kështu edhe përgatitja dhe intensiteti është më i lartë’         

Ju në Gjermani jeni të famshëm për faktin që u ringritët duke ndryshuar totalisht me sektorin e të rinjve. Si ia dolët?

‘Në fillim të viteve 2000 për të kaluar një krizë, krijuam akademitë për të rinj, përmirësuam edukimin e trajnerëve, ndryshuam programet, filozofinë me qëllim që të kishim më pak forcë fizike, më shumë teknikë dhe shumë aspekte thelbësore, por morëm 10 vjet kohë. Në vitin 2010 u panë frytet e kësaj politike dhe në 2014 u shpallëm kampionë bote. Duhet kohë. Nuk ka zgjidhje, trajner magjik. Problemi është që duhet t’i rrisësh futbollistët, t’u japësh më shumë hapërsirë në mënyrë që të bëhen më të zotët se të huajt që luajnë në kampionat’.

Por debati taktik për një sistem 3-5-2 pak kurajoz, është i drejtë?

‘Pak po. Futbolli italian është gjithnjë shumë i fortë taktikisht, shumë pinjoll në disa aspekte, por duket se futbolli ka ndryshuar. Është më atletik, më sulmues dhe në këtë pikë, futbolli italian nuk është përshtatur, ka mbetur pas. Ndodh edhe në Gjermani e fusha të tjera. Mendon se je gjithnjë numri 1, por më pas shohim në ekonominë tonë se vende të tjera kanë më shumë dëshirë për t’u përmirësuar dhe bëhen më të mitë. Dhe në futboll është edhe një tjetër aspëkt që ka shumë rëndësi’

Cili?

‘Të shohim francezët; janë përmirësuar shumë falë futbollistëve, bij emigrantësh. Edhe ne në Gjermani kemi. Aspekti social ka shumë rëndësi, i shërben edhe futbollit të sotëm; si je, ku do të arrish, sa je i gatshëm të vuash që në moshë të re. Uria, si i ardhuri i fundit. Iu shërben të gjithëve, edhe ju’

 

Top Channel