Chelsea zbulon rekordin më të ri si klub…por negativ, humbi 301.8 milion euro vetëm në sezonin e shkuar
Mesfushori sulmues i Trabzonsporit, Ernest Muçi, ka dhënë një sinjal të fortë përpara derbit ndaj Galatasaray-t, duke deklaruar se është i gatshëm të luajë pavarësisht dëmtimit që ka pësuar me kombëtaren.
Futbollisti shqiptar, i cili u rikthye nga grumbullimi me një problem fizik, ka treguar vendosmërinë e tij për të qenë në fushë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit për skuadrën turke. Sipas raportimeve, Muçi ka pësuar një edemë në pjesën e pasme të kofshës. Në bisedat me stafin mjekësor dhe atë teknik, ai ka pranuar rrezikun, duke këmbëngulur për aktivizimin në derbi.
Dëmtimi pas ndeshjes me Poloninë
Muçi ishte rikthyer në Shqipëria falë formës së mirë me klubin dhe u aktivizua si zëvendësues në gjysmëfinalen e “playoff”-it ndaj Polonisë. Një ditë më pas, ai ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe ekzaminimet mjekësore konfirmuan një ënjtje në nivel muskuli. Për këtë arsye, 25-vjeçari u la jashtë listës për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, duke nisur një periudhë rikuperimi disaditore. “Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit”
Pas rikthimit në Trabzon, gjendja e Muçit është përmirësuar, ndërsa lojtari ka qenë i qartë në qëndrimin e tij. Në një bisedë me stafin, ai është shprehur: “Do të luaj në derbi me çdo kusht. Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Dua të jem në fushë për të ndihmuar skuadrën dhe për t’u dhënë tifozëve një fitore të madhe.”
Në pritje të rikthimit në stërvitje
Aktualisht, Muçi po vazhdon fazën e rikuperimit. Pritet që në ditët në vijim ai të rikthehet në stërvitje taktike, ndërsa stafi mjekësor po monitoron nga afër gjendjen e tij. Në kampin e Trabzonsporit shpresojnë që prania e tij në fushë të rrisë ndjeshëm forcën sulmuese të ekipit, megjithatë vendimi përfundimtar do të merret në bazë të gjendjes fizike të lojtarit përpara sfidës.
Top Channel