Një humbje minimale ndaj Turqisë, i dha fund ëndrrës së Kosovës për një pjesëmarrje historike në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.

Vedat Muriqi nuk e fshehu aspak trishtimin dhe zhgënjimin për këtë rezultat, por në anën tjetër ai nuk ngurroi të shfaqë krenarinë për rrugëtimin e bërë nga kjo skuadër. 

Muriqi pas ndeshjes vuri në dukje faktin se Kosova reagoi pas atij fillimi katastrofik të fushatës së kualifikueseve të Botërorit dhe luftoi deri në fund por që nuk ishte e thënë që ai me shokët e tij të kombëtares dardane të shkonin në tokën amerikane për aventurën më të madhe dhe më të rëndësishme sic është turneu i një kupe bote

‘Shumë vështirë. Kemi luftuar prej ditës së parë e deri këtu. Nisëm kualifikueset me humbje të thellë dhe menduam se nuk ka kthim. Por vazhduam mirë. Unë jam shumë krenar me shokët e mi të skuadrës. Jam shumë krenar që jam ndër kapitenët-tha Muriqi-Do të kisha dëshirë ta udhëhiqja ekipin në Amerikë, por fati nuk e deshi. Unë nuk e di a do të jem, por Kosova do të kualifikohet në një kampionat të madh. Kemi pasur shumë raste. Më dhimbset gjithë ekipi, gjithë shteti. Gjithë kjo përkrahje..’.

Top Channel