Kaosi pas dështimit të “Azzurrëve” për t’u kualifikuar në Botëror, ministri italian i Sportit kërkon dorëheqjen e Gravinës: Pres të tregojë dinjitet
Polonia humbi ndaj Suedise në finalen e playoffit të Botërorit dhe kjo ndeshje mund të ketë qenë e fundit për Robert Lewandowski.
Vetë sulmuesi polak e la të kuptohet këtë teksa pas përfundimit të sfidës që skandinavët e fituan 3-2, ai postoi në rrjetin social Instagram, një foto të tij ku ai shfaqte shiritin e kapitenin, ndërkohë që në sfond ishte kënga ‘Time to say goodbye’.
Sulmuesi i Barcelonës nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht se nuk do të luajë më për Poloninë dhe në të kaluarën ka pasur momente ku dukej se do të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar. Robert Lewandowski ka zhvilluar plot 165 ndeshje me skuadrën polak që nga debutimi i tij në ndeshjen ndaj San Marinos në 2008 kur ishte vetëm 20 vjeç. Ai ka shënuar 89 gola me fanelën e Polonisë që është thuajse dyfishi i atyre të çdo futbollisti tjetër polak, por është kualifikuar vetëm 2 herë në botërore duke pasur si rezultatin më të mirë 1/8 e finaleve të vitit 2022.
Edhe te Barcelona, e ardhmja e Lewandowskit nuk është e sigurt. Kontrata e tij me klubin katalanas mbyllet në fund të këtij sezoni gjatë të cilit ai ka shënuar 16 gola në 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
View this post on Instagram
Top Channel