Kombëtarja shqiptare e mbylli fushatën e kualifikueseve të botërorit me humbjen në miqësoren me Ukrainën në një ndeshje ku ajo u duk shumë e zbehtë dhe pa ide në fushën e lojës.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri Sylvinho doli në një konferencë për shtyp dhe pranoi se skuadra e pati të vështirë të reagonte pas disfatës me Poloninë

‘Duhet të jem i sinqertë, ishte e vështirë që të reagonim pas humbjes ndaj Polonisë. Imagjinoni që kishim mundësinë e vetme në jetë, si shtet e federatë që të shkonim në Botëror, ishte hera e parë për ne. Pritshmëria ishte shumë e lartë, po luanim 100% e më shumë ndaj Polonisë, kishim edhe një pjesë të ndeshjes në dorën tonë. Në fund të ndeshjes ishte e vështirë ta pranonim. Ishte e vështirë të punonim në ekip dhe mundësia të reagonim, të vinim e luanim këtu ndaj një ekipi të mirë si Ukraina, me lojtarë të mirë. Ky është një ekip i pabesueshëm, e kam parë ndeshjen ndaj Suedisë, mund ta shihja sa shumë lojtarë të mirë kishit bërë. Pastaj kur flet për futbollin, e pëson 3 gola, je jashtë. Por duke menduar për ekipin tonë ishte shumë e vështirë, ne kemi shpenzuar shumë energji që të vinim këtu dhe u munduam të bënim mirë në mendjen tonë. Nuk rikuperuam mirë, të them të drejtën, nëse flitet për aspektin mendor-tha Sylvinho

Trajneri brazilian shtoi se ishte e vështirë për të që të rikuperonte lojtarët në aspektin psikologjik

‘Thashë që do jem i kënaqur nëse e fitoj? Nëse fiton ndeshjen je, nëse jo, padyshim jo. Edhe paraqitja ishte e vështirë, që të rikuperonim lojtarët nga ana mendore. E provuam të gjithë, edhe federata. Për ne është shumë e vështirë, është një kundërshtar i vështirë. Por kur je këtu, në play-off, mund ta imagjinosh që mund të shkosh para, nuk ia dolëm. Polonia ishte rezultat i vështirë, e përsërit se si përfundoi ndeshja, ishte e vështirë të menaxhonim edhe 25-30 minutat e fundit. Nuk kam çfarë të them, jam i mërzitur. Urime Ukrainës, shihemi herën tjetër’-shtoi Sylvinho.

Dhe në fund Sylvinho pranoi superioritetin e skuadrës ukrainase në këtë ndeshje.

‘Është e vështirë për të dyja skuadrat, po flas për një ndeshje me Ukrainën. Pesë ditë më parë po luanit në nivele të larta, përqëndrimi dhe taktikisht. Dhe të gjithë lojtarët po prisnin për atë ndeshje që ishte pesë ditë më parë. Është e vështirë për të dyja skuadrat. Sigurisht që Ukraina luajti shumë më mirë se ne sot, kanë kualitet të mrekullueshëm. Keni lojtarë që luajnë te PSG, Benfika, Gijon, Bornmuth, Everton. Shumë lojtarë të mirë. Ishte e vështirë për ne. Le të shkojmë te pika që po më pyet, ishte shumë e vështirë. Që Shqipëria të shkonte në “play off” nënkuptonte shumë për të gjithë, mund të ishte më mirë, por ne kishim eksperiencën që luajtëm dy ndeshje dhe pse i humbëm të dyja’-përfundoi Sylvinho

Top Channel