Paralelisht me finalet e playoffit të kualifikueseve të Botërorit të kësaj vere, u zhvilluan edhe 5 ndeshje miqësore në SHBA dhe Amerikën e Jugut.

Kështu në Atlanta, një prej skuadrave pritëse të Kupës së Botës, pikërisht SHBA humbi ndaj Portugalisë 2-0. Luzitanët nuk e kishin Cristiano Ronaldon në radhët e tyre e megjithatë ia dolën t’i imponohen skuadrës amerikane me golat e Trincaos dhe Joao Felix

Në Buenos Aires, Argjentina kampione e botës shkatërron Zambian me rezultatin e thellë 5-0. Alvarez, Messi, Otamendi, autogoli i Chanda dhe Barco shkruan historitë e kësaj ndeshjeje që ishte me sens unik pasi u dominua nga skuadra Albiceleste. Në Orlando të Floridas, Brazili i Carlo Ancelottit iu imponua Kroacisë duke e mundur me rezultatin 3-1. Danilo, Thiago me penallti dhe Martinelli ishin autorët e golave të Seleçaos, ndërsa Kroacia shënoi golin e përkohshëm me Majer.

Ndërsa në Chicago, Meksika dhe Belgjika e mbyllën ndeshjen e tyre miqësore me barazimin 1-1. Golit të Sanchez për meksikanët, skuadra  e Red Devils iu përgjigj me Lukebakion. Në barazim përfundoi edhe ndeshja mes Kanadasë dhe Tunizisë e zhvilluar në Toronto, por ishte një barazim pa gola.

Top Channel