Selin provokoi Mirin dhe Rogertin, debate në “Big Brother VIP”, banori: Ajo është xheloze
Një moment i mbushur me emocione është transmetuar në rubrikën “Big Love” në Big Brother VIP Albania, ku DJ Gimbo ka surprizuar Selin me një mesazh tepër të ndjerë.
Ish-banori nuk i kurseu fjalët e dashurisë dhe mbështetjes, duke e inkurajuar Selin që të mos dorëzohet dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj në shtëpi me të njëjtën energji dhe pozitivitet.
Ai theksoi se jo vetëm loja e saj, por edhe zemra, po fitojnë çdo ditë zemrat e publikut.
Mesazhi i tij ishte i mbushur me mall dhe krenari, ndërsa i dërgonte përshëndetje nga familja e saj dhe nga e gjithë familja e tij, duke i kujtuar se jashtë ka një mbështetje të fortë.

“Qika jeme e vogël pink… je tu i kall krejt. Po më le pa fjalë… malli për ty më ka marrë shumë. Ne jemi mbështetësit e tu numër 1… Vazhdo kështu se jo veç loja por edhe zemra jote po na fiton çdo ditë. Të dua shumë dhe mos u mërzit”, ishte mesazhi i tij emocionues.
Nga ana tjetër, Selin reagoi shkurt, por plot ndjenjë, duke treguar se sa shumë e preku surpriza.
“DJ Gimbo të dua shumë. Je zemra ime”, u shpreh ajo, ndërsa momenti nuk kaloi pa reagime edhe nga banorët e tjerë në shtëpi, përfshirë Juelën dhe Rogertin, të cilët ndoqën me interes këtë shkëmbim emocional./TAR
Top Channel