Lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, pozicionin e merr kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025
01/04/2026 19:40
Andrea Shllaku nuk do të jetë më zëvendësministër i Mbrojtjes, pasi Këshilli i Ministrave vendosi ta lirojë nga detyra.
Në vendin e tij do të kalojë kandidatja e Partisë Socialiste në Lezhë për 2025, Pranvera Skana.
Shllaku qëndroi në pozicionin e tij si zëvendësministër i Ministrisë së Mbrojtjes vetëm tre muaj.
“Z. Andrea Shllaku, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Znj. Pranvera Skana emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes“, thuhet në njoftimin zyrtar i cili hyn menjëherë në fuqi.
Top Channel