Polonia jashtë Botërorit, Robert Lewandowski drejt tërheqjes nga kombëtarja
Spanja barazoi 0-0 në miqësoren e kësaj të marte ndaj Egjiptit, por ai që mori vëmendjen ishte episodi i turpshëm i koreve raciste dhe ksenofobe të dëgjuara në stadium nga një pjesë e tifozerisë spanjolle.
Një gjest që është dënuar me forcë nga trajneri i skuadrës kampione të Evropës, Luis De La Fuente
‘Ndjej një neveri totale dhe absolute ndaj çdo sjelljeje ksenofobe apo raciste. Janë të patolerueshme-tha trajneri i ‘La Roja’ pas përfundimit të ndeshjes dhe në një linjë me të është edhe sulmuesi i Spanjës Lamine Yamal, që ashtu si De La Fuente dënoi këtë sjellje të shëmtuar nga tifozeria iberike.
‘Jam mysliman, alhamdulillah(Lavdi Zotit)-tha Lamine Yamal-dje në stadium u dëgjua kori ‘kush nuk kërcen është mysliman’. E di që i ishte drejtuar skuadrës kundërshtare dhe jo një sulm personal ndaj meje, por si mysliman që jam e konsideroj këtë gjest si një mungesë respekti dhe të patolerueshëm’
Ylli i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle e vijoi më tej kritikën e tij. ‘E kuptoj që jo të gjithë tifozët janë kështu, por atyre që këndojnë kore të tilla iu them: të përdorësh besimin fetar si fyerje në fushë ju nxjerr injorantë dhe racistë-shtoi Yamal-futbolli është për t’u argëtuar dhe për mbështetur skuadrat dhe jo për të treguar mungesë respekti ndaj personave për atë që janë apo atë që besojnë. Thënë këtë, falënderoj të gjithë ata që erdhën dhe na mbështetën, shihemi në Botëror’
Top Channel