Tragjike në Rusi/ Avioni ushtarak përplaset me një shkëmb dhe rrëzohet, humbin jetën 29 persona 01/04 13:04
Pas kritikave të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj tij dhe Ushtrisë Britanike, Kryeministri britanik Keir Starmer theksoi gjatë një konference për shtyp se Mbretëria e Bashkuar nuk do të përfshihet në konfliktet që nuk janë në interes kombëtar.
“Kjo nuk është lufta jonë. Ne nuk do të përfshihemi në të. Nuk është në interesin kombëtar. Pavarësisht presionit që do të ushtrohet mbi mua dhe të tjerët, pavarësisht protestave, unë do të veproj në interesin kombëtar britanik në vendimet që marr”, tha Starmer.
Ai gjithashtu vlerësoi rolin e NATO-s, duke e përshkruar si “aleancën ushtarake më efektive nga të gjitha”, duke iu përgjigjur spekulimeve se SHBA-të po shqyrtojnë një tërheqje nga organizata.
Top Channel