Festimi i lojtarëve italianë rikthehet në vëmendje, rrjetet sociale i “masakrojnë”: Kjo është karma
Pas eliminimit në finalen e playoffit të Botërorit ndaj Bosnjes, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina u prononcua në një konferencë për shtyp duke pohuar se i kishte kërkuar trajnerit Gattuso që të qëndronte.
‘Gjendja shpirtërore ështe e dukshme sidomos për mënyrën si erdhi kjo disfatë. Dua t’i bëj komplimenta skuadrës, në këto muaj kanë pasur një rritje të pabesueshme, shumë prej tyre nuk kanë mundur të vlerësojnë klimën dhe atmosferën e krijuar, donin t’i dhuronin një gëzim të madh tifozëve dhe vendit-tha Gravina-dhanë gjithçka në fushë siç ua kishim kërkuar. Gattuso? Dua t’i bëj komplimenta, është një trajner i shkëlqyer dhe i kërkova që të qëndronte në drejtimin e Kombëtares është në sintoni të plotë me të gjithë djemtë. Dhe do të doja që edhe Buffon të qëndronte si shef delegacioni’.
Kreu i FIGC foli edhe për të ardhmen e tij dhe kërkesës për dorëheqje që i bëhet vazhdimisht.
‘Tashmë kërkesa për dorëheqje është një ushtrim me të cilin jam mësuar-tha Gravina-përsa i përket pjesës teknike, shpëton 100%, ndërsa për anën politike do t’i takojë Këshillit Federal që e kam thirrur për një mbledhje javën e ardhshme për të bërë vlerësimet e duhura. Ashtu si kombëtaret e tjera, nuk mund të ndërtojmë skuadrën; bëjmë sintezën e asaj që na vihet në dispozicion nga kampionati, do të duhet shumë reflektim’.
Top Channel