Polonia jashtë Botërorit, Robert Lewandowski drejt tërheqjes nga kombëtarja
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, paraditen e kësaj të mërkure është shfaqur në selinë e institucionit që ai drejton, pas një nate të gjatë që solli dështimin e radhës së skuadrës së Të Kaltërve për t’u kualifikuar në kampionatin botëror të Futbollit.
‘Si jam? Jam mirë’-arriti të thotë kreu i qeverisë së futbollit italian përpara se të hynte në zyrën e tij. Ndërkaq, Gravina kërkuar një mbledhje urgjente këtë të enjte ku do të diskutohet dhe e ardhmja e tij si dhe ajo e futbollit italian.
Në këtë mbledhje do të jenë të pranishëm përfaqësues të Serie A, B, C, Ligës Kombëtare të Diletantëve, Shoqatës së Futbollistëve dhe asaj të Trajnerëve.
Në vijim në një mbledhje të Këshillit Federal do të merren edhe vendimet e mundshme në lidhje me pozicionin e Gabriele Gravinës di president i Federatës Italiane të Futbollit.
Top Channel