Moggi flet troç: Futbolli italian mbaroi që në vitin 2006…kur fituam Botërorin
Ndërsa e gjithë Italia pyeste se si është e mundur që sistemi futbollistik në vend dështoi për 3 cikle botërore radhazi, në rrjetet sociale imazhi i parë që u shfaq ishte ai i presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.
Deklaratat e kreut të qeverisë së futbollit në vendin e Apenineve pas përfundimit të ndeshjes nuk i qetësoi gjakrat, përkundrazi. Mes fjalëve që shkaktuan një debat shumë të ndezur ishte ajo për pyetjen; Pse Italia fiton në të gjitha disiplinat e tjera sportive, por jo në futboll?
‘Futbolli është një sport profesionist, të tjerët janë diletantë, bëjmë raporte në bazë të barazisë. Të tjerët janë sporte shtetërore ashtu ata dimërorë; me përjashtim të Arianna Fontana, të gjithë janë nënpunës shtetërore’-ishte përgjigjja e Gravinës që solli reagime të ashpra nga përdoruesit në rrjetet sociale dhe një indinjatë të fortë nga sportistët e disiplinave të tjera nga Gregorio Paltrinieri te Gianmarco Tamberi, nga Tommaso Marini te Mattia Furlani
‘Dua të them se jam krenar që jam pjesë e ‘diletantëve’ që vuajnë e japin shpirtin për të fituar medalje em fanelën e kaltër edhe pse nuk përfitojnë miliona si shkëmbim(ju garantoj se orët e stërvitjes janë njësoj për të mos thënë më shumë)-shkruante sportisti italian i skermës në rrjetet sociale-dhe jam gjithashtu krenar që jam sportist i Shtetit, sepse pa këtë të fundit shumë të rinj diletantë, nuk do të mund të jetonin me sportin. Thënë këtë, gjithmonë Italia’
Po kështu edhe kampioni i botës në kërcim së gjati, Mattia Furlani iu kundërpërgjigj ashpër kreut të Federatës Italiane të Futbollit. ‘Ky diskutim vret vlerat e sportit dhe punës së Shtetit dhe forcave të rendit(që do të vazhdoj t’i falenderoj gjithnjë) për të çuar përpara lëvizjen dhe sportistë të rinj, t’i bëjë ata profesionistë për të realizuar ëndrrat e tyre me sakrifica, dedikim dhe punë-ishte deklarata e Furlanit
Ndërsa Gianmarco Tamberi, kampion olimpik dhe bote në kërcimin së larti, zgjodhi të ironizojë Gravinën për deklaratën e tij teksa në rrjetet sociale postoinjë foto të tij me yje të tjerë të sportit italian të veshur me fanelën e Kaltër të Italisë si Jannik Sinner, Marcell Jacobs, Federica Brignone, Kimi Antonelli e Marco Bezzecchi një foto të shoqëruar nga përshkrimi: Diletantë të pakualifikuar ndërkohë që citonte edhe humoristin Checco Zalonte duke shtuar: ‘Jemi një skuadër shumë e fortë’.
‘Më vjen keq kur shoh atë çfarë thotë Gravina-tha notari Gregorio Paltrinieri, fitues i medaljeve të shumta-unë kur humbas mendoj për veten time dhe bëj një analizë të asaj që kam gabuar unë, po përfshirë të tjerët. Për mendimin tim është thikë me dy presa dhe më pas të kthehet kundër. Kuptimi i këtij diskutimi është të kërkosh të gjesh mënyrën për të përmirësuar futbollin italian
Top Channel