Dramë në ndeshjen e U21, Kroaci-Turqi/Trajneri Korkmaz shembet në tokë, dërgohet me urgjencë në spital

01/04/2026 01:09

Paniku mbërthen skuadrën e Turqisë U21. Trajneri i kësaj skuadre, Egemen Korkmaz u dërgua me urgjencë në spital pasi humbi ndjenjat dhe përplasi fort kokën në tokë, gjatë ndeshjes kualifikuese për Evropianin e kësaj grupmoshe me Kroacinë në Opus Arena.

Ngjarja ndodhi rreth minutës së 35 pas ndëshkimit me karton të kuq të një futbollisti turk(Turqia e mbylli me 8 futbollistë sfidën), gjë që solli edhe pezullimin e menjëhershëm të ndeshjes në mënyrë që trajnerit t’i vinte sa më shpejt ndihma mjekësore. 

Federata Turke doli me një komunikatë duke qetësuar ambientin sportiv teksa deklaroi se Korkmaz hum bi ndjenjar pasi rrëshqiti dhe përplasi kokën në tokë dhe se për fat erdhi në vete përpara se të transferohej në ambulancë për ekzaminimet.

Pavarësisht panikut të madh në çastet e fundit dhe fryrjes pas traumës, kuadri klinik i trajnerit nuk duket se ngjall shqetësime. Sa për kronikë, ndeshja rifilloi dhe Kroacia fitoi me rezultatin 3-0.

Top Channel