Polonia jashtë Botërorit, Robert Lewandowski drejt tërheqjes nga kombëtarja
Një gjykatë në Rio De Janeiro anuloi sanksionet për dëmtim mjedisi me vlerën e 16 milionë reais(2.6 milionë euro) që iu vunë sulmuesit Neymar në vitin 2023 nga Bashkia e Mangaratiba, në rajonin e Costa Verde për dëmtim të ambientit për shkak të ndërtimit të një liqeni artificial në vilën e tij.
Gjykata në këtë mënyrë pranoi apelin e bërë nga futbollisti kundër administratës bashkiake duke i bërë nul të gjitha sinjalizimet për thyerje rregullash. Neymar kontestoi 4 gjoba për transformimin ë një liqeni në një pishinë luksoze në pronën e tij. Sipas gjykatës nuk u vërtetua se ndërhyrja ka shkaktuar dëme mjedisore apo që kërkontë një autorizim paraprak mjedisor sic pretendohej nga Bashkia.
Për gjykatën akuzat u bazuan në mënyrë ekskluzive nga foto dhe video të dërguara në 2019 në mënyrë unanime.
‘Hetimet u hapën për shkak të zhurmës së madhe mediatike të krijuar rreth kësaj çështjeje duke qenë se i përfshirë është një sportist me famë botërore-tha avokati i sulmuesit 34 vjeçar i cili është kthyer të luajë sërish te Santosi, skuadra ku ai është formuar. Neymar, pavarësisht dëmtimeve të pësuara, shpreson ende të marrë pjesë në Botërorin e këtij viti
Top Channel