Italia dështoi sërish, Gravina: Duan dorëheqjen time? Tashmë jam mësuar…I kërkova Gattusos që të qëndronte
Suedia dhe Çekia i bashkohen Turqisë dhe Bosnjes në Botërorin e kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Skuadra suedeze mposhti në finale të playoffit, pikërisht Poloninë që shoi ëndrrat kuqezi me rezultatin 3-2 duke i dërguar polakët në shtëpi, ndërkohë që ajo fitoi të drejtën për të udhëtuar përtej Atlantikut.
Suedia mori avantazhin që në minutën e 19 me golin e Elangës që shfrytëzoi një asist të Ayari. Në minutën e 33 u bë protagonist Zielinski që i shërbem Zaleëskit me këtë të fundit që nuk gaboi dhe barazoi shifrat në 1-1. Por pak para përfundimit të pjesës së parë, skuadra e Graham Potter mori sërish avantazhit në 2-1 me golin e Lagerbielke, por Polonia sërish reagoi dhe protagonist u bë përsëri Zaleëski, me këtë të fundit që dha asisit te Sëiderski në minutën e 55 që barazoi rezultatin 2-2, gol që fillimisht u anulua por më pas u konfirmua nga sistemi VAR. U duk se kjo ndeshje po shkonte drejt kohës shtesë, por në minutën e 88, Gyokeres veshi mantelin e heroit dhe shënoi golin e fitores 3-2 për Suedinë që preu biletën për në turneun e Amerikës së Veriut, ndërsa për Robert Lewandowski nuk do të ketë një botëror të fundit në karrierën e tij
Ndërsa Çekia arriti të kalojë Danimarkën në një ndeshje dramatike që kërkoi ekzekutimin e serisë së penalltive që u mbyll 5-3, ndërkohë që koha e rregullt dhe ajo shtesë përfunduan me barazimin 2-2. Sulc i dha avantazhin Çekisë 1-0, por emocionet më të mëdha të kësaj ndeshjeje u shënuan në minutat e fundit. Në minutën e 72 Andersen barazoi shifrat në 1-1 dhe kështu sfida shkoi te 30 minutat e kohës shtesë. Në minutën e 100, Krejci krijoi sërish iluzione te çekët kur shënoi golin e avantazhit në 2-1, por edhe në këtë rast Danimarka u kundërpërgjigj, teksa në minutën e 111 barazoi shifrat në 2-2 me Hogh dhe ky ishte edhe rezultati përfundimtar. Ishte seria e gjuajtjes së penalltive ajo që përcaktoi fituesen kur për nordikët vetëm Eriksen u tregua i saktë në gjuajtjen e tij, ndërsa te Çekia u treguan më të saktë dhe kjo seri u mbyll 3-1 për këtë skuadër që shkon në Botëror, ndërsa Danimarkës i mbetet të tentojë në 2030.
Top Channel