Legjenda e Kombëtares italiane dhe Milanit: Gattuso ka më pak faj nga të gjithë për këtë situatë…
Alessandro Bastoni po përjeton një vit të tmerrshëm. Gjithçka është aty, në një foto që tregon më së miri Bastonin aktual më mirë se çdo analizë tjetër; i sulmuar, i përjashtuar, pa ngushëllim, i humbur. I vetëm. Kualifikimi për në Botëror si protagonist do të ishte medikamenti perfekt, një prej atyre qetësuesve që të bëjnë të harrosh çdo të keqe.
Një paraqitje, qoftë thjesht me një notë kaluese, e shoqëruar me kualifikimin në Botëror, padyshim do të kishte kontribuar në arkivimin e simulimit aq të polemizuar ndaj Kalulu te Inter-Juventus, festimin jo korrekt pas kartonit të kuq të francezit, fërshëllimat e stadiumeve. Por epilogu ishte krejtësisht i kundërt dhe tani mund të hapen skenare të tjera të ndryshme.
Në mënyrë paradoksale, momenti më i vështirë vjen tani. Si të arkivohet një ndëshkim me karton të kuq kaq vendimtar si ai në ndeshjen me Bosnjen? Si të harrohet dështimi për të tretën herë radhazi i Italisë për t’u kualifikuar në një Botëror ku ai kontribuoi në mënyrë negative me një ndërhyrje absurde?
Në këtë pikë, do të jetë thelbësore puna e Interit dhe trajnerit Chivu për të mos humbur një prej mbrojtësve më të mirë italianë deri para pak muajsh. Në fakt për klubin zikaltër asgjë nuk ndryshon. Vlera anti-Barcelonës është përcaktuar rreth 70 milionë euro. Marotta dhe Ausilio po urojnë që në Katalonjë të ketë një ‘blackout’ të papritur në mënyrë që të mos ndikojë te ofertat që do të vijnë për Bastonin.
Por paraqitja e mbrojtësit italian në mënyrë të paevitueshme ka bërë xhiron e botës. Por më shumë duhet të kuptohen pasojat psikologjike që Bastoni rrezikon të mbartë me vete nga Zenica. Nëse simulimi me Kalulu e dërgoi mes cikloneve dhe fërshëllimave, ndëshkimi me karton të kuq në finalen me Bosnjen rrezikon ta vendosë në mes të një stuhie dhe në këtë pikë, ndoshta Barcelona mund të shndërrohet në ishullin perfekt për t’u strehuar.
Top Channel