Shkarkime dhe dëmshpërblime, trajnerët në Premier League kanë kushtuar rreth 50 mln paundë
Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League pas aventurës me Brightonin, ka arritur me klubin londinez një marrëveshje për një kontratë 5 vjeçare me synimin që të shpëtojë Hotspurs nga rënia në Championship.
Te Tottenham, De Zerbi do të zëvendësojë Igor Tudor që u largua nga klubi londinez pas vetëm 7 ndeshjeve të zhvilluara.
Drejtuesit e tottenham nuk donin thjesht një trajner të komanduar për të drejtuar skuadrën në vend të Tudor, por një arkitekt të vërtetë të së ardhmes. Kështu italianit ata i ofruan një pagë të majme me 14 milionë euro në sezon që e bën atë trajnerin e dytë më të paguar në Angli pas Pep Guardiolës. Por nuk është vetëm paga ajo që bindi De Zerbin të pranojë detyrën e vështirë të drejtimit të Tottenham. Klubi në fakt i dha pushtet të plotë përsa i përket lëvizjeve në merkato dhe në menaxhimin teknik duke ndjekur atë model suksesi që kishte funksionuar gjatë eksperiencës së tij te Brighton.
Por ardhja e De Zerbit nuk pritet mirë nga një pjesë e tifozerisë së Tottenham që kishte organizuar edhe një fushatë në rrjetet sociale ‘Not to De Zerbi’. Në qendër të kritikave të tifozëve, nuk janë aftësitë e trajnerit, por menaxhimi mediatik që i bëri rastit Mason Greenëood gjatë kohës kur ishte te Marseille. Sipas tyre qëndrimi i De Zerbit ndaj Greenëood ishte shumë i butë për problemet ligjore të këtij të fundit edhe pse ato u zgjidhën pa asnjë dënim.
Roberto De Zerbi do të bëjë debutimin e tij në pankinën e Tottenham në 12 prill në ndeshjen me Sunderland. Duke shfrytëzuar pauzën e ndeshjeve të FA Cup, trajneri italian do të ketë 10 ditë kohë për të përgatitur një skuadër që nuk e njeh shijen e fitores që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe është goditur nga dëmtimet e shumta. Klasifikimi është për të ardhur keq, me Hotspurs që është në vendin e 17 me vetëm 1 pikë më shumë nga zona e rënies nga kategoria.
Top Channel