Pesëdhjetë milionë paundë; kjo është shifra e shpenzuar për trajnerët e shkarkuar deri tani në Premier League. Igor Tudor ishte i fundit në listën e atyre të cilëve iu janë treguar dyert, por në rastin e kroatit, ndarja e rrugëve ishte në mënyrë konsensuale.

Megjithatë ndryshimet në pankinë, kanë rënduar në bilancin e klubeve  dhe ajo që bën një vlerësim të shifrave të shpenzuara nga klubet angleze për dëmshpërblimet apo marrëveshjet e arritura është e përditshmja britanike ‘The Telegraph’ që flet për një shpenzim prej rreth 47 milionë paund

Kur kanë mbetur edhe 2 muaj nga fundi i kampionatit dhe kjo shifër e ka kaluar atë të të gjithë sezonit të kaluar prej 43 milionë eurosh për 7 ndryshime pankinash. Në kostot me të cilat përballen klubet është edhe ajo e lidhur me klubet për të zgjidhur kontratën e trajnerëve të lidhur me klubet e tjera. Kështu manchester United për të nënshkruar me Ruben Amorim derdhi në arkat e Sporting Lisbonë 11 milionë euro në mënyrë që klubi portugez ta linte atë të lirë. Më pas Djajtë e Kuq në janar e shkarkuan Amorim duke paguar një dëmshpërblim prej 16 milionë eurosh. Në fund luzitani iu kushtoi arkave të Manchester United mbi 30 milionë euro.

Përpara Tudor, ishin larguar 8 trajnerë të tjerë; ish trajneri i Juventusi qëndroi në Londër për 44 ditë, por që sipas Telegraph mjaftojnë që të shtohet një zë në kategorinë kontabël që nga klubet angleze njihet si ‘exceptional items’ ku përfshihen shpenzime nga dëmshpërblimet te komisionët e agjentëve.

Nga viti 2005 deri tani, në Premier League janë regjistruar 160 shkarkime dhe kohëzgjatja mesatare e qëndrimit të një trajneri në elitën e futbollit anglez është 2 vjet.

Seria e shkarkimeve të trajnerëve në Angli për këtë sezon nisi nga Nottingham që tani është me trajnerin e 4-t me Vitor Pereira pas shkarkimeve të Nuno Espirito Santo, Ange Postecoglou dhe Sean Dyche. Ëest Ham mori Nuno Espirito Santo pasi largoi Graham Potter, Ëolverhampton zëvendësoi Vitor Pereira me Rob Edëards. Chelsea la Marescan për të marrë Liam Rosenior, ndërsa Manchester United shkarkoi Amorim për t’ia besuar skuadrën Michael Carrick. Saga vijon te Tottenham që pati dy shkarkime; ai i Thomas Frank që u zëvendësua nga Tudor dhe tani vjen De Zerbi pikërisht në vend të kroatit

Top Channel