Shitja e San Siros; hetohen për ndërhyrje në ankand, ish këshilltarë bashkiakë dhe këshilltarët e Interit e Milanit

31/03/2026 10:40

Shitja e San Siros te Interi dhe Milani përfundoi në shënjestrën e Guardia Di Finanza, që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte ushtroi kontroll në zyrat e Bashkisë së Milanos, te M-I Stadio e Milanit dhe Interit si dhe te banesat e ish këshilltarëve Giancarlo Tancredi e Ada De Cesaris dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Palazzo Marino, Christian Malangone.

Hipoteza për të cilën është hetimi, është ajo e ndërhyrjes në ankand. Sipas të përditshmes La Repubblica mes të hetuarve janë edhe konsulentët e Interit dhe Milant, Fabrizio Grena dhe Marta Spaini

Kontrollet e Guardia Di Finanza prekën edhe palë të treta dhe u pa e nevojshme të bëheshin edhe sekuestrime të celularëve në mënyrë që të verifikohen përmbajtjet e bisedave dhe komunikimeve elektronike të mbledhura gjatë hetimit të madh në lidhje me menaxhimin urbanistik të Milanos Tancredi, Malangone dhe De Cesaris, për më tepër janë të përfshirë edhe në këtë hetim të menaxhimit të urbanistikës.

Hetimi nisi nga një sërë ekpozimesh të ardhura në Prokurori, mes të cilave ai i nënshkruar nga ish zëvendës kryetari i Bashkisë, Luigi Corbani dhe nga promotori muzikor Claudio Trotta. Hipoteza për t’u verifikuar është nëse shitja e Meazza te Interi dhe Milani,nga e cila Bashkia përfitoi 197 milionë euro, ishte një operacion që mund të ketë favorizuar interesa private kundrejt atij publik. Dyshimi është, se është ‘përdorur’ ligji për stadiumet për të mbështetur projektin e urbanizimit të zonës.

Top Channel