Në takim me historinë, Fisnik Asllani është gati për Turqinë…
31/03/2026 11:25
Fisnik Asllani është gati për sfidën e jetës së kombëtares së Kosovës me Turqinë për një vend në botërorin e këtij viti që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’ dhe që do të transmetohet në Top Channel dhe Digitalb.
Sulmuesi i ‘Dardanëve’ që është një prej futbollistëve më në formë iu drejtua rrjeteve sociale për të bërë një postim emocional në prag të kësaj sfide të madhe dhe që është kulmi i një rrugëtimi të shkëlqyer për Kosovën
Në profilin e tij në Facebook, Asllani postoi një foto të realizuar me anë të inteligjencës artificiale ku shfaqet ai si një fëmijë që ecën përdore me legjendën e futbollit në Kosovë, Fadil Vokrri, të shoqëruar me frazën ‘Gati’ dhe emojin e flamurit të Kosovës.

Top Channel