Ndeshja me Turqinë, kreu i FFK, Agim Ademi flet për Shqipëria Live: Krenar për këtë ekip, uroj që të kalojmë edhe këtë hap
U bë anëtare e FIFA vetëm në vitin 2016, por një fitore ndaj Turqisë do t’i sigurojë Kosovës kualifikimin e parë në finalet e një kupe bote-kështu shkruan në artikullin e saj e përditshmja britanike ‘The Guardian’ të dedikuar skuadrës Dardane teksa ka intervistuar edhe një prej emrave më legjendare të skuadrës së Kosovës Samir Ujkani.
‘Ishte një gjë e rrallë, një një lojtar me përvojë në Serie A midis mes Palermon dhe 20 ndeshjeve për Shqipërinë, që ishte i gatshëm të vinte bast për atë që është bërë një nga historitë e mëdha të suksesit të futbollit ndërkombëtar’-shkruan më tej në artikullin e saj ‘The Guardian’
Në intervistën e tij Ujkani tregon për fillimet e këtij rrugëtimi të skuadrës së Kosovës dhe vështirësitë e hasura
‘Mund të them pa dyshim se në fillim nuk i njihja gjysmat e lojtarëve. Ishte vërtet e vështirë, por në zemrat tona, ne gjithmonë përpiqeshim të përmirësoheshim dhe të besonim te njëri-tjetri-tregon ish portieri i Kosovës.
Por Kosova nuk mund të imagjinonte atë që po e pret aktualisht. Një fitore ndaj Turqisë do ta çojë atë në Botëror, dicka që as tifozi më optimist nuk e mendonte duke qenë se gjithçka ka ndodhur vetëm 10 vjet nga anëtarësimi në FIFA dhe UEFA. Ujkani u kthye në kohë duke kujtuar kushtet me të cilat është përballuar në fillimet e saj kombëtarja e Kosovës
‘Të bën të mendosh për kushtet me të cilat u përballëm, të bën të mendosh emocionalisht’– tregon Samir Ujkani.
Kosova shpesh stërvitej në një fushë të rrënuar në stadiumin e KEK-ut jashtë Prishtinës, direkt nën termocentralet e Obiliqit që janë listuar ndër më ndotësit në Evropë. Në raste të tjera, ata bënin një udhëtim tre-orësh vajtje-ardhje për në Mitrovicë, ku u zhvillua ndeshja me Haitin, për një seancë të vetme. ‘Nuk na interesonte, i bëmë të gjitha dhe askush nuk u ankua. Dhe jam shumë krenar për atë që po arrin ekipi tani’– shtoi ai.
Për Kosovën shihej si një fitore fakti që 4 muaj pas pranimit në organizmat më të lartë të futbollit, luajti ndeshjen e parë kualifikuese në një Kupë bote me Finlandën.
‘Nuk mund të flija përpara ndeshjes, sepse isha shumë i stresuar-tregon Ujkani që ka qenë pjesë e skuadrës kombëtare të Kosovës në atë kohë.
Dhe tani Kosova është pranë realizimit të një mrekullie teksa është një ndeshje larg ëndrrës amerikane kjo falë një brezi futbollistësh të rinj e të talentuar që kanë dhënë gjithcka për fanelën e Dardanëve, por edhe falë trajnerit Franco Foda dhe punës së bërë prej tij siç e shpjegon edhe vetë Ujkani
‘Foda na e dha këtë shtysë-shtoi ai-është një komandant i vërtetë që na vuri në rrugën e duhur me taktikat e mira. Skuadra u lidh. Gjithnjë kemi pasur talente, por për një kohë të gjatë nuk po bënim progres. Ishte diçka shumë e vështirë për njerëzit tanë. Kurse tani kemi cilësinë dhe shpirtin e skuadrës dhe nuk mund të harrojmë të gjithë futbollistët që nuk janë këtu tani, por që kanë luajtur një rol të madh në këtë sukses. Ja përse jam kaq i lumtur, sepse por tregojmë fytyrën e vërtetë të Kosovës’
Top Channel