Përgjigjja pritej për në 11:30, kur Napoli rinisi stërvitjet në Castel Volturno pas 3 ditësh pushim, në kuadër të superndeshjes të së hënës në Maradona Stadium ndaj Milanit.

Dhe ishte ajo që të gjithë e prisnin; Romelu Lukaku nuk u paraqit dhe qëndroi në Belgjikë. Napoli kishte zgjedhur linjën e ashpër dhe as mesazhi i belgut ku shpjegonte situatën fizike dhe psikologjike nuk ia ndryshoi mendjen. ‘Nuk ia kthej shpinën Napolit, por tani kam nevojë të ndihem në 100% të formës’-ishte shprehur Lukaku

As rezultati i rezonancës manjetike tjetër të kryer që sipas Il Mattino Lukaku ia dërgoi klubit ku konfirmohej inflamacionin në ije që justifikonte kërkesën për kryerjen e terapisë, nuk i ndryshoi gjërat. Napoli kishte vendosur të gjobiste futbollistin të premten që vendoi në mënyrë autonome dhe pa marrë lejen e klubit që të qëndronte në Belgjikë për të punuar dhe tani ka ndërmend të ndërmarrë masa drastike.

Ai që i doli në mbrojtje Lukakut ishte trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia.

‘Romelu ka një dëmtim të rëndësishëm, serioz-tha Garcia-nuk jam mjek, por ai vendosi t’i nënshtrohet trajtimeve konservative dhe të mos operohet. Kam përjetuar të njëjtën situatë me të njëjtin lloj dëmtimi me Francesco Tottin te Roma dhe mund t’ju them se duhet kohë për t’u shëruar nga ky lloj dëmtimi. Nuk u habita nga fakti që Lukaku nuk është ende në 100% të formës, ka ende nevojë për pak kohë për t’u kthyer në nivelin e tij më të mirë, por mendoj se mentaliteti është shumë i rëndësishëm për një futbollist’

Top Channel