Mbrëmja e sotme i takon kombëtares së Kosovës që në ‘Fadil Vokrri’ do të luajë ndeshjen e jetës së saj.

Dardanët janë vetëm një ndeshje larg historisë, kualifikimit për në Botërorin e këtij viti.

Nëse dikush në 2016 do të thoshte që Kosova pas 10 vitesh do të ishte në këtë pikë, në këtë kulm, askush nuk do ta besonte. Por Dardanët janë aty dhe në Prishtinë do të përballen me Turqinë për të bërë realitet ëndrrën amerikane.

Në Prishtinë atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, stadiumi do të jetë plot e përplot me tifozët që do të mbështesin parreshtur skuadrën e tyre që është në momentin kulmor të saj. Sfida mes Kosovës dhe Turqisë, është sfida që flet për një rrugëtim të jashtëzakonshëm të Dardanëve që kanë treguar rritje të vazhdueshme dhe karakter të fortë në momentet vendimtare.

Përditësimet LIVE: 

15:18 Ambasada amerikane në Prishtinë mesazh për ndeshjen ndaj Turqisë: Luani fort, bëjeni Kosovën krenare

Pak orë para ndeshjes Kosovë-Turqi për kualifikueset e Botërorit, ka ardhur mesazhi mbështetës nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada jep mesazhin inkurajues “luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”. Krahas shkrimit, ka ndarë forto nga stafi të veshur me fanellat e kombëtares së Kosovës dhe shaje.

14:29 “10 vite më parë u njoh nga UEFA dhe FIFA, sot një hap larg kualifikimit në Botëror”/ BBC artikull për Dardanët: Dita më e rëndësishme në historinë e kombit që nga Pavarësia

Dhjetë vjet më parë, Kosova nuk kishte luajtur kurrë një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës kurse tani janë 90 minuta larg kualifikimit për finalet e kësaj vere. Kosova e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe u njoh zyrtarisht nga FIFA dhe UEFA në vitin 2016, pret Turqinë në ndeshjen eliminatore të së martës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

14:23 Ndeshja me Turqinë, kreu i FFK, Agim Ademi flet për Shqipëria Live: Krenar për këtë ekip, uroj që të kalojmë edhe këtë hap

Kosova do të luajë në mbrëmjen e sotme sfidën vendimtare ndaj Turqisë për një vend në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës, një ndeshje kjo që nëse Dardanët e fitojnë do të bëjë që ata të gdhendin emrin e tyre në librin e historisë së këtij kompeticioni madhor.

13:38 Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozë nga Shqipëria udhëtojnë drejt Prishtinës në përkrahje të Dardanëve

Këtë të martë, Prishtina është qëndra e vëmendjes së të gjithë shqiptarisë teksa në mbrëmje kombëtarja e Kosovës do të luajë ndaj Turqisë për të tentuar mrekullinë; kualifikimin për në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.

13:17 “Ne besonim te njëri-tjetri”/Rrëfimi i Ujkanit për ‘The Guardian’ për rrugëtimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

U bë anëtare e FIFA vetëm në vitin 2016, por një fitore ndaj Turqisë do t’i sigurojë Kosovës kualifikimin e parë në finalet e një kupe bote-kështu shkruan në artikullin e saj e përditshmja britanike ‘The Guardian’ të dedikuar skuadrës Dardane teksa ka intervistuar edhe një prej emrave më legjendare të skuadrës së Kosovës Samir Ujkani.

12:30 “Të jemi lojtari i dymbëdhjetë’”/ Federata e Kosovës, thirrje tifozëve për sfidën historike me Turqinë

Teksa ka nisur numërimi mbrapsht për sfidën e madhe mes Kosovë dhe Turqisë tashmë ka nisur, Federata e Futbollit vendosi te dalë me një thirrje për tifozët për të mbështetur skuadrën dardane në realizimin e ëndrrës së madhe për t’u kualifikuar në Botërorin e kësaj vere

11:25 Në takim me historinë, Fisnik Asllani është gati për Turqinë…

Fisnik Asllani është gati për sfidën e jetës së kombëtares së Kosovës me Turqinë për një vend në botërorin e këtij viti që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’ dhe që do të transmetohet në Top Channel dhe Digitalb.

09:46 Dita e Kosovës dhe finales historike, ndaj Turqisë për të realizuar ëndrrën e madhe, ja si mund të luajnë ‘Dardanët’

Mbrëmja e sotme i takon kombëtares së Kosovës që në ‘Fadil Vokrri’ do të luajë ndeshjen e jetës së saj. Dardanët janë vetëm një ndeshje larg historisë, kualifikimit për në Botërorin e këtij viti.

Top Channel