Shkarkime dhe dëmshpërblime, trajnerët në Premier League kanë kushtuar rreth 50 mln paundë
Kombëtarja U19 e mbylli me një barazim ndaj Norvegjisë, raundin e parë të kualifikueseve për Evropianin e kësaj grupmoshe. Në sfidën e zhvilluar në ‘Shtëpinë e Futbollit’ kuqezinjtë e drejtuar nga Fatjon Tafaj e mbyllën ndeshjen me skuadrën skandinave me rezultatin 2-2 ku njeriu i ndeshjes për kuqezinjtë e vegjël u bë Gabriel Kulla, autor i të dy golave të Kombëtares U19.
Norvegjia mori avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë falë golave të Solberg dhe Gosik, duke e mbyllur 45-minutëshin e parë me rezultatin 2-0 në favorin e saj. Në pjesën e dytë, Shqipëria reagoi dhe ngushtoi diferencën në minutën e 52-të me Kullën.
Kuqezinjtë krijuan disa raste të mira dhe këmbëngulja u shpërblye në minutat shtesë, kur ishte sërish Kulla ai që gjeti rrugën e rrjetës, duke vendosur baraspeshën përfundimtare 2-2. Ndërkaq në ndeshjen tjetër Luksemburgu fitoi me Maltën 3-0
Kombëtarja U19 e mbyll këtë raund të kualifikuese të Euro 2027 për këtë grupmoshë në vendin e tretë të Grupit B4 me 4 pikë. Të gjitha ndeshjet e këtij raundi kualifikues u zhvilluan në vendin tonë në datat 25, 28 dhe 31 mars
Top Channel