Kosova në mbrëmjen historike, kreu i FSHF, Armand Duka mesazh inkurajues për ‘Dardanët’
31/03/2026 17:11
E marta e 31 marsit është dita e Kosovës së futbollit. Skuadra dardane do të përballet me Turqinë me synimin që të vazhdojë të mahnisë botën dhe të arrijë një kualifikim historik.
Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit përmes një postimi në rrjetet sociale dha një mesazh inkurajues për Kosovën, pa e fshehur keqardhjen për faktin që Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk mundi dot të kalojë në finale
‘Ndoshta sot mund të ishim dy…por edhe kështu, jemi një. Me krenarinë që na dha Shqipëria dhe shpresën që na jep Kosova. Forca djemtë tanë!’– shkruan presidenti Duka në postimin e tij.
View this post on Instagram
Top Channel