Këtë të martë, Prishtina është qëndra e vëmendjes së të gjithë shqiptarisë teksa në mbrëmje kombëtarja e Kosovës do të luajë ndaj Turqisë për të tentuar mrekullinë; kualifikimin për në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.

Rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të Kosovës kanë filluar të pushtohen nga tifozët ku të pranishëm do të jenë edhe ata nga Shqipëria. Në fakt të shumtë kanë qenë ata që janë nisur këtë të martë në drejtim të Prishtinës për të dhënë mbështetjen e tyre për Kosovën në këtë ndeshje historike të saj.

Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një video ku shihen makina me flamurin kuqezi që i janë drejtuar Prishtinës, një imazh ky shumë emocionues.

Top Channel