Ambasada amerikane në Prishtinë mesazh për ndeshjen ndaj Turqisë: Luani fort, bëjeni Kosovën krenare
Sonte në orën 20:45 do të luhet ndeshja Kosovë-Turqi për një biletë në Kampionatin Botëror.
“Fadil Vokrri” është gati të dëshmojë atë që dikur dukej e pamundur: Kosovën në finalen e madhe të Play-Off-it për një biletë në Kampionatin Botëror.
Rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të Kosovës kanë filluar të pushtohen nga tifozët ku të pranishëm do të jenë edhe ata nga Shqipëria. Në fakt të shumtë kanë qenë ata që janë nisur këtë të martë në drejtim të Prishtinës për të dhënë mbështetjen e tyre për Kosovën në këtë ndeshje historike të saj.
Një foto e shkrepur nga Prishtina është bërë virale pasi një bar-kafe do të ofrojë kafe dhe çaj falas për fansat turq. “Sot rivalë, por gjithmonë miq. Kafe dhe çaj falas për të gjithë fansat turq. Ju i paguat në vitin 1999 dhe sot nuk na detyroheni asgjë. Faleminderit”, shkruhet në një banderolë të vendosur jashtë bar-kafesë.
Ndeshja do të transmetohet në Top Channel, ndërsa spektakli i Big Brother VIP do të spostohet për të mërkurën.

Top Channel