Zëvendësimet e shpejta dhe VAR për kartonët e verdhe dhe goditjet e këndit, zyrtarizohen rregullat e reja të FIFA
Gana shkarkon trajnerin e kombëtares kur kanë mbetur 10 javë nga fillimi i Kampionatit Botëror të futbollit.
Tekniku Addo, në fakt u largua nga posti i tij menjëherë pas humbjes me Gjermaninë me rezultarin 2-1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Stuttgart dhe kjo ishte humbja e katërt radhazi e pësuar nga përfaqësuesja ganeze, diçka që rezultoi fatale për trajnerin e Ganës
‘Federata Ganeze e Futbollit nderpreu bashkëpunimin me trajnerin e kombëtares në mënyrë të menjëhershme-lexohet në një komunikatë të qeverisë së futbollit ganez-Federata dëshiron që të falenderojë sinqerisht Otto Addo për kontributin e dhënë prej tij dhe i uron më të mirën për të ardhmen. Emri i trajnerit të ri do të komunikohet në momentin e duhur’
Otto Addo e mori drejtimin e përfaqësueses ganeze në mars të 2024 dhe Gana është kualifikuar për në Kupën e Botës së këtij viti ku është në Grupin L së bashku me Anglinë, Kroacinë dhe Panamanë.
Top Channel