Kërcënimet e mundshme nga sulmet iraniane, sekretari britanik i Mbrojtjes: Do të dërgojmë trupa shtesë në Lindjen e Mesme
Të paktën 16 persona janë vrarë dhe rreth 6 mijë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pas një serie sulmesh nga bandat në zonat rurale të Haitit gjatë fundjavës, ndërsa policia po përpiqet të hyjë në një zonë të kontrolluar nga grupet kriminale.
Sipas policisë, deri tani janë konfirmuar 16 viktima, por burime lokale raportojnë për rreth 20 të vdekur, ndërsa organizata për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se numri i viktimave mund të arrijë deri në 70. Aktivistët lokalë fajësojnë bandën Gran Grif, një nga organizatat më të rrezikshme kriminale në vend, për sulmet vdekjeprurëse.
Sipas BBC ngjarja ka ndodhur në zonën rurale të Jean-Denis, pranë qytetit Petite-Rivière de l’Artibonite, ku sipas banorëve, sulmi i parë ndodhi në orët e para të së dielës. Anëtarët e bandës kanë ardhur nga të gjitha drejtimet, duke djegur shtëpi dhe duke qëlluar mbi banorët që përpiqeshin të arratiseshin.
Të mbijetuarit raportojnë se kanë gjetur trupa të pajetë të shpërndarë në rrugë. Një sulm i dytë vdekjeprurës raportohet të ketë ndodhur të hënën.
Deri më tani, 16 trupa janë dërguar në morgjet e zonës, por shumë banorë kanë frikë të marrin trupat e familjarëve për shkak se anëtarët e bandës vazhdojnë të qëndrojnë në zonë. Të paktën 19 persona të tjerë janë plagosur me armë zjarri.
Sipas ekspertit për Haitin, Romain Le Cour Grandmaison nga organizata Global Initiative, sulmi duket se ka qenë i mirëorganizuar, me rrugë të bllokuara për të penguar ndërhyrjen e policisë.
Ai thekson se sulme të tilla zakonisht paraprihen nga paralajmërime, ndërsa kritikat ndaj autoriteteve po rriten për mosveprim ndaj sinjaleve të hershme.
Sulmi dyshohet se është udhëhequr nga një komandant i njohur si “Ti Kenken”, i cili më parë ishte pjesë e grupeve vetëmbrojtëse, por më pas iu bashkua bandës Gran Grif.
Top Channel