Përgatitjet për zgjedhjet vendore dhe riorganizimi i degës, mblidhet Asambleja e PS në Fier

30/03/2026 19:59

Në Fier ka nisur Asambleja e Partia Socialiste e Shqipërisë, nën drejtimin e drejtueses politike të qarkut, Belinda Balluku.

Kjo Asamble po zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore dhe ristrukturimin e strukturave në terren.

Pasditen e sotme, Balluku ka mbledhur strukturat drejtuese lokale në një takim që zhvillohet pa praninë e mediave.

Ky organizim vjen në një moment kyç për forcimin e bazës dhe koordinimin e punës në terren, përpara garës elektorale.

Top Channel