Lufta në Lindjen e Mesme, qeveria spanjolle mbyll linjën ajrore për avionët që marrin pjesë në operacionin kundër Iranit

30/03/2026 10:24

Qeveria spanjolle ka vendosur të mbyllë hapësirën ajrore për avionët që marrin pjesë në operacionin ushtarak amerikan dhe izraelit kundër Iranit.

Sipas mediave lokale, kjo masë përfshin jo vetëm përdorimin e bazave ushtarake spanjolle në Rota dhe Moron, por edhe ndalimin e fluturimeve të avionëve të lidhur me ofensivën mbi territorin ajror spanjoll.

Kufizimi vlen për çdo fluturim, qoftë ai që niset nga Spanja, qoftë nga bazat ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar ose Francë. Vendimi shihet si një reagim i qeverisë spanjolle për të shmangur përfshirjen direkte në konflikt dhe për të ruajtur neutralitetin e vendit në këtë situatë ndërkombëtare të tensionuar.

Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se ky vendim është pjesë e një politike të kujdesshme sigurie dhe nuk ka për qëllim të pengojë bashkëpunimin ushtarak me aleatët, por vetëm të kufizojë përdorimin e hapësirës ajrore kombëtare për operacione që lidhen me konfliktin në Iran.

Top Channel