“Kur ishte zv.kryeministër, kontrollonte kur dilnin punonjësit nga puna”, Braçe përplaset ‘live’ në Top Story kreun e Shoqatës së Hidrokarbureve: Zbulova se si këta abuzonin

30/03/2026 22:17

Erion Braçe i është përgjigjur live në Top Story kreut të Shoqatës së Hidrokarbureve, pasi ky i fundit reagoi për deklaratën e deputetit të PS kur tha se janë “kartel”.

Luigj Aliaj iu drejtua Braçes nga studio duke i thënë se duhet t’u kërkojë falje për etiketimin, ndërsa tha se e fton që të bëhet kreu i Bordit të Transparencës dhe të gjejë zgjidhje për çmimet.

Ai tha më tej se kur Braçe ishte në opozitë e takonte shpesh për t’i treguar “skemat” e mashtrimeve, ndërsa kur ishte në qeveri nuk bëri asgjë përveçse të “kontrollonte kur dilnin nga puna punonjësit”.

Braçe i përgjigjet duke i thënë ndër të tjera, se si zv. kryeministër zbuloi sesi ata abuzonin me tregtimin e naftës.

Ne fakt, Erioni zv kryeminister kontrolloi gjithe zinxhirin e tregtimit te ketyre dhe zbuloi se si keta abuzonin cdo dite me tregtimin e naftes; ju kapi nje sistem qe ndryshonte rregjimin e shitjes dhe raportimit te shitjeve ne pompe nga elektronik e online me mekanik e sipas planit me te cilin kishin vjedhur e vidhnin shtetin pa hesap; madje ju kapi edhe me shume mu aty ne Porto Romano ku depozitat i kishin te pa plumbosura pikerisht ne mates e keshtu vidhnin po pa hesap, po perseri shtetin. Kaq me ka mjaftuar te kuptoj ceshte ky treg dhe shoqata qe e garanton ate!”, shkruan Braçe në redaksinë e Top Story.

“Nderkohe, besoj kreu i shoqates ka degjuar per tranzitin e naftes ne Kosove, autobotet qe kane habitur hetues ne Kosove po edhe ne SPAK me nje xhiro mashtrimi, evazioni te frikshem.

Besoj kryetari i Shoqates nuk di gje per kete se po te dinte do i perzinte nga shoqata autoret!

Ne fund, po patjeter qe do merresha edhe me korrektesen ne pune te zyrtareve qe nuk i gjeja kurre ne dogane, se para se te shkonin ne pune pinin puro me kryetarin e Shoqates!

Ne fund fare, po patjeter qe Luigjin e kam takuar shume here; ai me beri me dije se kush ishte pas Koncesionit te Markimit te Hidrokarbureve dhe me thene te drejten ka qene nje nga betejat e mia te mira kunder atij koncesioni!

Paska ndryshuar mendje sot, po i shkon per shtat ne fakt!”, përfundon ai.

Top Channel