Ilir Beqaj kërkon lirinë, Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë të martën kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë
30/03/2026 14:38
Gjykata e Posaçme cakton ditën e nesërme, 11:30, për të shqyrtuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt, i cili ka kërkuar të lirohet.
Anila Hoxha raporton se Beqaj kërkon ndryshim të masës së sigurisë, duke ofruar garanci pasurore deri në 2 milionë lekë.
Mes argumentave, ai sjell një fragment nga vendimet e Strasburgut për kohën e mbajtjes në paraburgim, që sipas avokatit të tij, nuk është proporcionale dhe ka kaluar çdo afat procedural.
Top Channel