GJKKO merr vendimin, ndryshon masën për Ajola Xoxën pasi është shtatzënë
30/03/2026 14:24
Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili prej shkurtit të vitit 2025 ndodhet në paraburgim.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se Xoxa ishte në masën e sigurimit ‘detyrim paraqitje’ në policinë gjyqësore.
Tashmë ndaj saj nuk ka asnjë masë sigurimi. Mësohet se masa e sigurimit ju ndryshua për shkak të gjendjes shëndetësore.
Top Channel