Dita ndërkombëtare e mjekut, Presidenti i Urdhrit: Nuk duhet t’ia kërkojmë gjithçka atyre, edhe kur s’ka ilaçe…

30/03/2026 19:56

Në një ditë të vetme vlerësohet kontributi i atyre, ku gjithkush nga ne kujtohet vetëm kur ua kemi nevojën.

30 marsi është Dita Ndërkombëtare e Mjekut dhe, përveç viteve të gjata që iu është dashur të bëhen mjekë, teksa u kërkojmë ndihmë, harrojmë se në ç’kushte punojnë.

“Mjeku kërkon siguri profesionale dhe punon në kushte të vështira”, u shpreh presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dritan Trepça.

Besimi i pacientit ndaj mjekut sot është në krizë.

“Nuk duhet të kërkojmë gjithçka tek mjeku. Nuk është faji i mjekut që nuk ka ilaç”, shtoi ai.

Trendi i ikjes së mjekëve nga Shqipëria duket se ka marrë një kthesë, pasi krahasuar me vitet e mëparshme, mjekët specialistë nuk po preferojnë të largohen.

Ndoshta ndaj sistemit jo, por për mjekët mirënjohja është e pafund, sa kohë ata janë aty për ne, gjithmonë.

Top Channel