Braçe është vetëofruar për kryetar bashkie për Tiranën? Klosi përgjigjet në Top Story: Ka 30 vite kontribut në PS, jemi në proces…  

30/03/2026 22:49

I ftuar këtë mbrëmje në Top Story, sekretari i përgjithshëm i PS Blendi Klosi nuk e mohoi që Erion Braçe të jetë vetëofruar për të garuar për kryetar bashkie për Tiranën, në zgjedhjet e 2027.

I pyetur disa herë nga Grida Duma, ai nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë, por as nuk e mohoi, duke thënë se PS është në një proces, dhe se Braçe ka 30 vite kontribut në parti.

“Është pjesë e vlerës së PS, që ka jo vetëm një, mund të ketë dhe më shumë. Bën 30 vjet deputet iu PS, ka dhënë kontribut si pak të tjerë në atë parti. Jemi shumë larg ditës së garës elektorale, fitoi në listë të hapur. Nuk kemi këtë diskutim, mos prit nga unë për të bërë lajm. Jemi në një proces që ka nisur, dhe Manastirliu në cilësinë e  drejtueses së qarkut, drejton gjithë këtë proces. Ne do garojmë fort që të fitojmë 61 bashki, dhe do ta fitojmë prapë edhe Shkodrën”, tha Klosi.

Top Channel