Kolo Muani thërret Juventusin; e vërteta për kthimin e tij dhe kërkesa e PSG
Kombëtarja e Kosovës do të luajë mbrëmjen e së martës ndaj Turqisë atë që mund të konsiderohet ndeshja e jetës pasi në lojë është kualifikimi historik për në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.
Kryeministri i Kosovës, ditën e dielë vizitoi skuadrën e drejtuar nga Franco Foda për t’i inkurajuar në këtë përballje të madhe ndaj skuadrës së Vincenzo Montellës. Në këtë takim, Kurti iu tha futbollistëve dhe stafit teknik të Dardanëve se kjo është mundësia që Kosova dhe historia e saj e qëndresës dhe talentit të shfaqet në sytë e mbarë botës. Ai shtoi se pas kësaj skuadre është jo vetëm një shtet, por një komb i tërë, janë tifozët në stadium, janë familjarët, janë qytetarët në çdo banim, fshat e qytet dhe janë të gjithë shqiptarët kudo në botë.
Më pas kryeministri i Kosovës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale falënderoi skuadrën kombëtare për një sukses të tillë dhe i inkurajoi lojtarët që të kenë besim të vetja e tyre.
‘Kualifikimi në Kupën e Botës është hap i jashtëzakonshëm për Kosovën si shtet. 6 ndeshje rresht pa humbje në rrugëtimin drejt kualifikimit. Finalja e së martës është më shumë se e merituar. Djemtë tanë kanë punuar fort, kanë qëndruar të bashkuar dhe kanë luajtur me zemër në çdo ndeshje, brenda e jashtë vendit.Turqia është ekip i mirë. Por edhe ata e kanë një kundërshtar shumë të fortë. Kjo ishte energjia të cilën e pashë sonte gjatë takimit me përfaqësuesen tonë.Besimi është aty. Besoni në veten tuaj, ashtu siç besojmë secili prej nesh, në secilin prej jush. Dilni në fushë dhe bëni atë që dini të bëni më së miri, të luani me zemër për Kosovën-lexohej ndër të tjerat në postimin e Albin Kurtit
Top Channel