Aksident në aksin Fier-Patos/ Makina përplas një person me biçikletë, detajet e para
30/03/2026 14:32
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur Portëz.
Një person, i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë dhe për pasojë ka rënë përtokë i dëmtuar.
Shtetasi në fjalë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Top Channel